Të tjera

Federer i pandalshëm, mposht Berdych dhe shkon në gjysmëfinalet e Australian Open

Roger Federer është kualifikuar sot për në gjysmëfinalet e grand slemit të Australian Open, turne ku është kampion në fuqi. Tenisti zviceran mundi në çerekfinale çekun Tomas Berdych me rezultatin 3-0 (7-6, 6-3, 6-4), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione vetëm në setin e parë. Më tej, dominim i numrit 2 në botë, që e pati të lehtë të mposhtë Berdych, që humbi gradualisht shkëlqimin, duke u eliminuar. Për Federer, fitorja është një hap më tej drejt mbrojtjes së titullit, fitores së grand slemit nr.20 dhe mbi të gjitha drejt rikthimit si numri 1 në botë.

Roger Federer gjate ndeshjes se sotme

Ndeshja nis mjaft mirë për Berdych, që në pikët e para është mjaft aktiv, lëviz shpejt dhe shkëputet 4-1, duke dhënë përshtypjen se do ta fitonte setin. Por Federer rikuperon dhe ngushton shifrat në 5-4, 6-5 dhe anullon një “set-point” për çekun. Në “tie break” zvicerani është i papërballueshëm, duke fituar 7-6 setin e parë. Seti i dytë nuk ka shumë histori, me Federer që shkëputet shpejt dhe fiton me shifrat 6-3, duke mos e ulur ritmin edhe në setin e tretë, ku komandon lojën dhe fiton 6-4, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Tomas Berdych ndaj takimit te sotem

Në gjysmëfinale, tenisti zviceran do të përballet me surprizën e këtij turneu, koreanin Hyeon Chung, që pasi eliminoi në raundin e katrërt Novak Djokovic, sot mposhti 3-0 (6-4, 7-6, 6-3) amerikanin Tennys Sandgren. Të dy tenistët kishin befasuar deri më tani në Australian Open, por koreano-jugori vijon marshimin e tij, duke treguar se do të jetë “tenisti i gjeneratës tjetër”. Ai bëri një ndeshje të mirë, duke qenë vazhdimisht në epërsi, duke e merituar fitoren dhe për herë të parë në karrierën e tij arrin të kualifikohet në gjysmëfinalen e një grand slemi.

Tenisti korean Hyeon Chung

Related posts

MOTO GP/ “Doktor” Rossi: Botëror i çuditshëm, të gjithë mund të shpallemi kampionë

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Skiatori kuqezi del jashtë në sllallomin gjigant, Xhepa dështon në garën e parë

Delo.autor

NBA/ Fundi i një epoke, trajneri Gregg Popovich largohet nga “Dream Team”

Delo.autor

Leave a Comment