Të tjera

Hirscher revansh ndaj Kristoffersen, fiton sllallomin special në Schladming

Skiatori austriak Marcel Hirscher ka fituar garën e sllallomit special të zhvilluar në pistën Schladming, në Austri, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit të shtatë kampion bote. Gara e vlefshme për Kupën e Botës u zhvillua në kushte optimale, ku spikati dueli “kokë më kokë” mes Hirscher dhe norvegjezi Kristoffersen (fitues dy ditë më parë), që u rendit i dyti, dy skiatorë që janë në garë edhe për titullin kampion këtë sezon.

Hirscher, pas dy zbritjesh, dha kohën e përgjithshme 1’43”56, duke qenë më i shpejti në pistë në të dyja zbvritjet, ndërsa norvegjezi Kristoffersen u klasifikua i dyti dhe pas tij zvicerani Daniel Yule, i treti. Pas kësaj gare, skiatori austriak konsolidon pozitat në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 1154 pikë, ndërsa rivali norvegjez qëndron i dyti, me 980 pikë. Rivalët e tjerë janë shumë pas në renditje.

Related posts

ZYRTARE/ Humbi sfidën ndaj Joshua prej dopingut, boksieri amerikan sërish pozitiv

Delo.autor

Boris Becker: “Tenistët janë të detyruar të luajnë shumë për shkak të sponsorëve”

Sadik.Autor

Flamurtari, kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Sadik.Autor

Leave a Comment