Basketball Të tjera

Real Madrid mposht pa probleme Anadolu Efes, Panathinaikos fiton në shtesë

Nisën takimet e raundit të 20-të të Euroleague, teksa janë zhvilluar tri sfidat e para. Panathinaikos fitoi me vështirësi 94-93 ndaj Zalgiris Kaunas, sukses që erdhi pas kohës shtesë, me grekët që vuajtën shumë për të marrë fitoren para fansave të tyre. Një lojë e mirë kolektive e Panathinaikos i dha fitoren ekipit Helen, me 3 lojtarë që realizuan nga 14 pikë (Denmon, Calathes dhe Lekavicius).

Në sekondat e fundit fiton edhe Baskonia Gasteiz, që fitoi 85-83 në fushën e Malagës, një ndeshje deri me rivalitet dhe emocione. Timma me 17 pikë ishte më i miri për Baskonia, duke i bërë të pavlefshme 19 pikët e Nedovic për vendasit. Pa probleme fiton Real Madrid, që mundi 87-689 Anadolu Efes, me Doncic që ralizoi 17 pikë, duke qenë më i miri për skuadrën “merengues”.

Nga ndeshja Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 94-93

EUROLEAGUE – RAUNDI I 20-TË

25 janar, Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 94-93

25 janar, Real Madrid – Anadolu Efes, 87-68

25 janar, Unicaja Malaga – Baskonia Gasteiz, 83-85

26 janar, CSKA Moskë – Brose Bamberg, ora 18:00

26 janar, Fenerbahce – Barcelona, ora 18:45

26 janar, Crvena Zvezda – Olympiacos, ora 19:00

26 janar, Valencia – Khimki Moskë, ora 20:30

26 janar, Armani Milano – Maccabi Tel Aviv, ora 20:45

Related posts

FORMULA 2/ Makina ndahet në dysh gjatë aksidentit të tmerrshëm. 3 pilotë… (VIDEO)

Delo.autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare basketbollisti…

Delo.autor

Jo vetëm në futboll, Barcelona e mposht Realin edhe në basketboll

Q.Autor

Leave a Comment