Shqipëri

Skënderbeu vijon përgatitoren, Sahiti kthehet në Tiranë

Prej 11 ditësh, Skënderbeu po zhvillon përgatitjet intesive në Antalia të Turqisë, ku janë zhvilluar dhe 3 ndeshje miqësore. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik, dje u zhvillua vetëm një seancë stërvitore, si pasojë e ngarkesës dhe faktit që ekipi korçar luajti një ditë më përpara miqësoren ndaj Vitorul.

Kuqebardhët u ndanë në dy grupe, ku pjesa e lojtarëve që luajtën tillullarë zhvilluan një seancë riaftësimi në palestër, ndërsa pjesa tjetër iu nënshtrua një seance të plotë. Mungesa e vetme është ajo e Suad Sahitit, i cili ka udhëtuar drejt Tiranës, si pasojë e një tërheqjeje muskulare.

Për sot janë programuar dy seanca stërvitore në fushë, ndërkohë që më 18 janar do të zhvillohet edhe testi i fundit miqësor në Antalia, ndaj kazakëve të Aktobe.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Marrëveshje për 150 mijë euro, mbrojtësi i Tiranës drejt kalimit te Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

Pak tifozë dhe shumë probleme/ Kampionati shqiptar DËSHTON në administrimin e ndeshjeve

Isa.Autor

BARAZIMI ME TIRANËN/ Dita: Trajneri më ka dhënë besim, shpresoj që në derbi të fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment