Kategoria Superiore Shqipëri

Zmijani: Merkatoja e dimrit, më e mirë se e verës për Vllazninë

 Katër lojtarët e ardhur në merkaton e janarit te Vllaznia kanë ngrohur jo vetëm stafin, por edhe specialistë të ndryshëm të futbollit shkodran. Njëri prej tyre, pikërisht Hysen Zmijani, i cili në jo pak raste ka qenë edhe kritik për mënyrën si kanë shkuar gjërat te Vllaznia, këtë herë flet ndryshe. Në një prononcim për “Shkodra Sport”, ai deklaron: “Mendoj se merkatoja e dimrit ka qenë e mirë, madje edhe më e mirë se e verës. Pak e çuditshme në fakt, sepse, siç dihet, janari nuk të ofron shumë mundësi, por ndoshta drejtuesit e Vllaznisë kanë qenë me fat, ose kanë bërë edhe ata lëvizjet e duhura.

Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, është plotësuar reparti i mbrojtjes, që ka qenë gjithmonë problem për trajnerin. Gjoka besoj se është i kënaqur që i janë plotësuar kërkesat e tij për këtë repart, ashtu si edhe për sulmin. Problemi i vetëm që shoh unë është se mungesa e miqësoreve do ta dëmtojë disi skuadrën, sepse lojtarët e sapoardhur nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’u njohur me njëri-tjetrin. Megjithatë, shoh që tani ka më shumë konkurrencë në ekip dhe kjo është gjë pozitive. Uroj që Vllaznia t’i bëjë një nisje të mbarë gjysmës së dytë të kampionatit, duke filluar nga ndeshja e parë me Kukësin”.

Related posts

S’KANË FUND PROBLEMET PËR BAJRAMIN/ Pasi mori “OK” nga CAS, tani e pengon Empoli. Ja shkaku…

Delo.autor

EDI REJA PUBLIKON LISTËN PËR “KATAR 2022″/ Nga portieri Hoxha dhe Sadiku, ja mungesat e mëdha në Kombëtare…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Ka startuar takimi në Gjirokastër, durrsakët në kërkim të golit

Delo.autor

Leave a Comment