Basketball Të tjera

Tirana mposht Vllazninë dhe merr kryesimin e Superligës

Sot në mbrëmje është mbyllur zyrtarisht faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Superligës në basketboll për meshkuj, me Tiranën që mundi 73-59 Vllazninë në Shkodër, në ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të.

Një fitore e merituar e kampionëve bardheblu, që e dominuan takimin gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur nga perioda në periodë dhe korrur një fitore të rëndësishme. Tirana, falë këtij suksesi, kap më në fund kreun e renditjes së Superligës, ku kryeson e vetme me 18 pikë, duke parakaluar Teutën, ndërsa Vllaznia qëndron forca e katërt, me 5 fitore e 5 humbje.

Ndeshja u komandua nga bardheblutë që në periodën e parë, duke u shkëptur vazhdimisht, ndërkohë që diferenca rritet edhe më shumë me kalimin e minutave. Pjesa e parë mbyllet 40-27 për Tiranën, që shkojnë deri në 20 pikë avantazh në periodën e tretë.

Kjo epërsi bën që 10-minutëshi i fundit të jetë një formalitet për kryeqytetasit, që thjesht administrojnë avantazhin dhe fitojnë 73-59. Për Tiranën, kjo përballje me shkodranët ishte një tjetër test i mirë në prag të ndeshjes që do të luajë në Ligën Ballkanike ndaj Bashkimit, më 24 janar në Kosovë.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 10-të (e prapambetur)

Vllaznia – Tirana, 59-73 (18-19, 9-21, 15-21, 17-12)

Renditja: Tirana 18 pikë (9/1), Teuta 17 pikë (7/3), Partizani 16 pikë (6/4), Vllaznia 15 pikë (5/5), Kamza Basket 13 pikë (3/7), Barleti Eagles 10 pikë (0/10).

Related posts

DEKLARATA TRONDITËSE/ “Kobe-n e vranë, gjithçka ishte e planifikuar” (FOTO)

F.autor

NJË DITË E ERRËT PËR KAMPIONIN E UFC-SË / Khabib humb njeriun e tij të dashur

Delo.autor

Zyrtare/ Murray nuk do të luajë në grand slemin e Roland Garros

Sadik.Autor

Leave a Comment