Formula 1 Të tjera

‘Vazhdo të luftosh Michael’, mesazhi në 49-vjetorin e legjendës së F1

“Mendja jonë është gjithnjë tek ty, te Schumacher. Vazhdo të luftosh Michael”,- është mesazhi që skuadra italiane e “Ferrarit” ka postuar sot në rrjetet sociale, me rastin e 49-vjetorit të lindjes së pilotit gjerman, 7 herë kampion i botës në “Formula 1”.

Legjenda e automobilizmit Michael Schumacher sot mbush 49 vjeç dhe e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm dërgojnë mesazhe për gjermanin.

Ishte pikërisht skuadra Ferrari që e nisi me një postim në faqen e saj në Twitter, kur shkruante: “Mendimet tona janë gjithnjë me të” dhe hashtagu i njohur në të gjithë botën #keepfighting #ForzaMichael”, ndërsa është ndjekur edhe nga faqja zyrtare e F1, si edhe nga shumë figura të njohura të sportit.

Mesazhi i skuarës italiane që vjen në ditën e 49-vjetorit të lindjes është një mesazh për të mos harruar që figura të tilla mbeten të paharrueshme në botën e sportit.

7 herë kampioni i botës, më 91 fitore, 155 podiume dhe 68 pole position të regjistruar në karrierën e tij vazhdon të luftë të heshtur me jetën, teksa qëndron në koma që nga 29 dhjetori i vitit 2013.

Michael Schumacher u aksidentua teksa ishte duke bërë ski në Meribel dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë shenjë rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Familjarët e tij kanë preferuar të ruajnë të fshehtë gjithçka, ndërsa ai qëndron në një laborator mjekësor të ndërtuar në shtëpinë e tij në Zvicër.

Related posts

“PEKIN 2022″/ Të gjithë të izoluar në Fshatin Olimpik, pritet vendimi për tifozët

Delo.autor

E BUJSHME NË MOTO GP/ Tërheqje në mes të sezonit, “Doktor” Rossi zbulon të ardhmen

Delo.autor

E PLOTË/ Policia e mori 6 herë në pyetje, zbardhet raporti sekret që bëri telef Dj okovic

Delo.autor

Leave a Comment