Formula 1 Të tjera

Te Mercedes të bindur: Do të jemi sërish protagonistë

Toto Wolff, shefi i makinës Mercedes, ka deklaruar sot, dy javë para fillimit të testeve dimërore, se puna e kryer ka qenë e përkryer dhe makina e përgatitur për Botërorin 2018 të Formula 1 është solide edhe pse janë larguar mjaft teknikë. “Struktura e një skuadre të Formula 1 nuk është asnjëherë statike edhe për shkak të ndryshimeve në rregullore që ka ky sport. Edhe pse jemi kampionë kjo nuk do të thotë që gjërat duhet të jenë gjithnjë njësoj, duhet të adaptohemi me ndryshimet dhe liderët e rinj”, tha Wolff.

“Sekreti ynë është se kemi një bazë solide, që bën një punë të jashtëzakonshme dhe na përgatit një makinë kampione për në garë. Unë jam i bindur se njëvendëshja e re që do të kenë në dispozicion Hamilton e Bottas do të jetë mjaft e shpejtë dhe solide, për të na garantuar një tjetër sezon si protagonist. Së shpejti do të shihni makinën e re dhe testet do të na shërbejnë për të bërë modifikimet e nevojshme, për të qenë gati për kampionatin”, u shpreh shefi i makinës gjermane, kampione e botës në Formula 1.

Related posts

Alonso: Sezoni më i vështirë i karrierës, por jam gati për çdo sfidë

Q.Autor

REAGON PAS FITORES ME “KO” NDAJ WILDER/ Boksieri Fury: Jam më i miri në histori, mos dyshoni në ato që them

Delo.autor

Fitoi 10 milionë dollarë nga supersfida, Fury i jep të gjitha për të varfërit dhe të pastrehët

Isa.Autor

Leave a Comment