Të tjera

ZYRTARE/ Dillian Whyte përballë Lucas Browne: “Unë e urrej dhe dua ta godas e ta dëmtoj atë”

Boksieri britanik Dillian Whyte do të përballet me australianin Lucas Browne më 24 mars, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës, sfidë e vlefshme për titullin “WBC silver heavyweight”, që mbahet nga Whyte.

Një sfidë e fortë mes dy boksierëve edhe pse britaniku, 29 vjeç, konsiderohet favorit karshi rivalit 10 vjet më të madh në moshë. Whyte, 22 fitore dhe vetëm një humbje në karrierë, do ta mbrojë për herë të parë titullin e fituar në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që përballë ka një boksier që nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij (25 fitore, 22 me KO).

Posteri i duelit mes boksiereve Whyte dhe Browne

 

Më në fund u arrit marrëveshja. Unë e urrej Lucas Browne dhe dua ta godas e dëmtoj atë. Ai ka thënë disa gjëra të shëmtuara për mua dhe do ta paguajë keq për atë që ka thënë. Unë nuk besoj se ai e ka dashur këtë sfidë dhe shpesh i është fshehur asaj, por unë jam gati dhe do t’i tregoj se çfarë është humbja.

Dua ta fitoj këtë sfidë me KO, pasi vetëm kështu do të jem i lumtur. Kjo fitore do të më afrojë më shumë me titullin kampion bote, duke u bërë sfidanti kryesor për Joshua. Po ndërtoj karrierën time dhe kjo sfidë do të jetë një hap tjetër drejt titujve kampionë”, tha Dillian Whyte.

Related posts

DOKUMENTI SHOKUES I FEDERATËS/ Atletja afrikano-jugore është biologjikisht burrë

Delo.autor

NBA/ Basketbollisti i Golden State Warriors rikthehet në parket pas 941 ditësh i dëmtuar

Delo.autor

FORMULA 1/ Binotto karikon Ferrarin: Një makinë më e mirë në çdo drejtim

Delo.autor

Leave a Comment