Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, “leksion” Vllaznisë në finale

Tirana në basketboll për meshkuj është shpallur sot në mbrëmje fituese e Kupës së Shqipërisë. Në takimin e luajtur në “Fahrie Hoti”, bardheblutë fituan 77-63 ndaj Vllaznisë në finale, duke mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë. Një finale me rivalitet dhe emocione në shumicën e kohës, vendosur vetëm në 10-minutëshin e fundit në favor të ekipit kryqytetas.

Perioda e parë është e ekuilibruar por edhe me gabime të shumta nga të dyja skuadrat. Tirana udhëheq 15-12, por në çerekun e dytë janë miqtë nga Shkodra që përmbysin shifrat, duke udhëhequr 36-32. Loja pëson shpesh luhatje dhe në 10-mintëshin e tretë janë bardheblutë ata që komandojnë.

Tirana udhëheq 56-52, avantazh të cilin e thellon edhe më shumë në periodën e katërt. Vllaznia nuk ka më atë ritëm dhe nis të humbasë shumë terren, ndërkohë që kryeqytetasit marrin kontrollin e lojës dhe e dominojnë takimin, të cilin e fitojnë 77-63. Festë e madhe për bardheblutë, që gëzojnë në shtpiën e tyre.

Endrit Hysenagolli me 19 pikë e 16 rebound ishte shënuesi më i mirë për Tiranën, mbështetur nga Hysa e Clark me nga 18 pikë secili. Për Vllazninë u dallua Butler me 19 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar trofeun, i mbështetur pak nga pjesa tjetër e skuadrës.

Related posts

SUPERSFIDA/ Arsenal- Man City, zbllokohet ndeshja me një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Jo vetëm merkato fushe, Milan kthen legjendën e portës… (FOTO)

Delo.autor

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

Leave a Comment