Të tjera

5 bileta në këmbim të sallamit, Mancini realizon ofertën më të rrallë

Pesë bileta falas, në këmbim të … disa sallameve. Protagonisti i kësaj historie të rrallë është ish-trajneri i Inter dhe Manchester City, që aktualisht drejton ekipin rust ë Zenit, dhe një grup të rinjsh që ishin me pushime në Skoci. “Mister, jemi në ekskursion në Edimburg. Po pyesnim veten, nëse do të kishit nevojë për mbështetje për ndeshjen e të enjtes kundër Celtic. A mund të na dhuroni biletat? Do t’ju shpërblejmë me sallame”, ka shkruar njëri prej 20-vjeçarëve në Instagram.

 

Gatishmëria e trajnerit të Zenit ishte e menjëhershme: “Tentoni të vini. Nuk e di nëse do t’i gjej biletat, por do të provoj”, u përgjigj Mancini. Ky i fundit e materializoi premtimin e tij, i cili jo vetëm që u gjeti biletat të rinjve italianë dhe shoqërueses së tyre skoceze, por edhe i mirëpriti ata në hotel. Ishte pikërisht në rezidencën ku ishte akomoduar skuadra e Zenit, ku ndodhi edhe shkëmbimi mes biletave dhe sallamit. Me atë rast, të dy palët realizuan edhe disa foto, që tashmë qarkullojnë nëpër rrjetet sociale. Ndeshja e ndjekur në rradhën e parë nga të rinjtë nuk shkoi më së miri, pasi Zenit u mund me rezultatin 1-0, por pa dramë, pasi gjithçka do të vendoset në takimin e kthimit, në Rusi.

Rezultate imazhesh për ciauscoli mancini

Related posts

TENIS/ Federer zbarkon në Dubai për Krishtlindje, në shënjestër Australian Open

Delo.autor

“KJO PËRBALLJE DO TË JETË PËR…”/ Khabib: Nxënësi im do të vijojë trashëgiminë time, do të duelojë për titullin

Delo.autor

NBA/ Golden State bie dhe dorëzon kreun, Westbrook ‘i papërmbajtshëm’

Delo.autor

Leave a Comment