Futboll Të tjera

Andrea Pirlo mendon për të ardhmen si trajner…

“Kam luajtur vetëm futboll, kështu që do të qëndrojë te futbolli” Andrea Pirlo flet në këtë mënyrë për të ardhmen e tij nga Brescia, qyteti i lindjes, ku ka marrë çmimin “Brescianita 2018”, me rastin e festës së San Faustino, të shenjtorëve të këtij qyteti. “Ajo që mund të stërvit një skuadër futbolli është një hipotezë, por ende nuk e kam vendosur. Gjithsesi e kam menduar. Tani kam nevojë të shkëputem pak nga futbolli, më pas do të kem kohë për të vendosur se çfarë do të bëj në të ardhmen. Nuk kam asnjë pishimanllëk, ishte momenti për t’u tërhequr nga futbolli dhe vendosa vetë të largohem. Jam i lumtur kështu…”

Image result for andrea pirlo

“Jam i lumtur që kam marrë çmimin sepse jam breshian dhe më vjen mirë që qyteti im më nderoi. Mendoj se kam përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë qytet gjatë karrierës time,” – shtoi Pirlo. Mungon zyrtarizimi, por qarkullojnë zërat se Andrea Pirlo po organizon ndeshjen e lamtumirës ku do të ftojë ish-shokë të skuadrës dhe kundërshtarë të së kaluarës. “Mendoj se do të ishte rasti më i mirë në një mbrëmje speciale ku do të bëjmë atë që na pëlqen më shumë. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë në bamirësi nëpërmjet mikut tim Vialli.”

Related posts

Manuel Neuer: Jam gati, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Sadik.Autor

“LIVERPOOL MË PRISHI PUSHIMET NË VITIN 2015”/ Klopp: Isha gati në flakë

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari i njohur sportiv zbulon ekipin e ri të Pogba, arrin akordin tek…

Delo.autor

Leave a Comment