Basketball Kosova

Nuk ndalet Prishtina, Golden Eagle Ylli e shkatërroi Pejën

​Sigal Prishtina e ka mposhtur 105:82 Borean, kurse Golden Eagle Ylli u tregua i fortë për Pejën, duke triumfuar 104:78.

Sigal Prishtina e ka shënuar edhe fitoren e 20-të në po aq ndeshje të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

“Viktima” e radhës për kryeqytetasit ka qenë Borea, ndaj së cilës fituan me rezultat 105:82.

Pesë basketbollistë të Sigal Prishtinës ndeshjen e përfunduan me pikë dyshifrore. Alban Veseli (32), Rinor Peci (25), Alban Latifaj (13), Valon Bunjaku (11) dhe kapiteni Edmond Azemi (10) ishin më efikasit te kryeqytetasit.Në anën tjetër, Sami Hajzeri me 16 Shpend Gashi (12)e Blend Matoshi me 11 pikë u dalluan te Borea, e cila pas 20 javësh i ka tubuar 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, triumfoi Golden Eagle Ylli. Vetëm një vit më parë Peja luante në gara ndërkombëtare, ndërsa sivjet skuadrave tjera të IP Superligës po u shërben për ta përmirësuar pikëdallimin.

Kështu ishte edhe ndeshja me Golden Eagle Yllin, të cilën skuadra nga Theranda e fitoi me rezultat 104:78.

Pas javës së 20-të në kampionat, Peja i ka shënuar vetëm pesë fitore dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Marvin Smith me 30 pikë e Michael Harmmon me 21 ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Leonard Mekaj (15) e Artin Gashi (14).

Related posts

Klaudio Ndoj, shqiptari që i shpëtoi plumbave të 97-ës, duke u bërë një “yll” basketbolli

Sadik.Autor

BASKETBOLL PËR FEMRA/ Trajneri denoncon skandalin e vitit: Presidenti, seks të shfrenuar me…

Delo.autor

NBA/ Harden magjik për Houston, Toronto triumfon pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment