Kategoria Superiore Shqipëri

Java e 19-të, 5 sfida direkte për të njëjtat objektiva

Java e 19-të e Superiores duket se do të jetë java e finaleve të para për objektivat e 10 skuadrave të përfshira në garë. Të pesta sfidat propozojnë duele të drejtpërdrejta mes ekipeve që luftojnë për të njëjtin objektiv, duke nisur nga takimi i ditës së premte mes Skënderbeu dhe Flamurtarit, ku luhet për garën e kampionit. Por nëse në Korçë, Flamurtari do të provojë të mbajë gjallë betejën e titullit, në zonën Europës përballjet do të jenë direkte për vendin e 3-të dhe mund të rezultojnë vendimtare për llogaritë e fundsezonit.

Kukësi dhe Kamza do të kenë një sfidë mes tyre në “Zeqir Ymeri” për vendin e 3-të, me vendasit që do të provojnë të zgjasin më tej bilancin pozitiv ndaj Kamzës, duke shpresuar që të eliminojnë dhe një tjetër kundërshtar në garën për Europën.

Gjithashtu, në kryeqytet, Partizani do të përballet me Laçin po në një sfidë direkte për zonën europiane. Rezultati i Kupës nuk ishte ai i pritshmi për të kuqtë dhe tashmë kampionati mund të mbetet dritarja e vetme për në Europë, por ndeshja me kurbinasit është e detyrueshme për t’u fituar, aq më tepër që luhet në kryeqytet. Prej 3 sfidash, Partizani jo vetëm që nuk ka fituar ndaj Laçit, por nuk ka mundur të shënojë dhe ky pa dyshim është një problem për ekipin e që duhet zgjidhur, ndërsa bardhezinjtë duan të mbajnë të hapur çdo mundësi, pasi pavarësisht se janë me një këmbë të kualifikuar kundër Luftëtarit, beteja për Kupën nuk është e thjeshtë.

Në fundin e tabelës gjithashtu dy sfida mes të barabartësh, me Luftëtarin që pret Teutën, ku gjirokastritët janë më të qetë në klasifikim, por një humbje eventuale me durrrsakët do të komplikonte jo pak pozitat e tyre, ndërsa për Lushnjën dhe Vllazninë duket se ka ardhur ora e së vërtetës, me dy ekipet që kanë vetëm një objektiv, fitoren. Për Vllazninë ambienti është bërë mbytës pas rezultateve të fundit, ndërsa për Lushnjën sepse shihet si një mundësi shpëtimi ky duel për të mos lejuar që të mbetet dhe më e vetmuar në fundin e ftohtë të renditjes.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër afrim në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

ANKTH TE PARTIZANI/ Dy futbollistët rrezikojnë ndeshjen me Laçin

Delo.autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ QARABAG/ “Demat” publikojnë çmimet e biletave, ja sa do të kushtojë

Delo.autor

Leave a Comment