Futboll Të tjera

10 futbollistët më premtues sipas ‘CIES’

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka predispozitat për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të futbollit në të ardhmen.
Observatori i futbollit ‘CIES’ kanë publikuar raportin mbi futbollistët më premtues nën moshën 20 vjeçare, dhe Donnaruma është vendosur në krye të listës duke lënë pas portierin e Toulouse, Alban Lafont dhe sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Hulumtimi i ‘CIES’ analizon paraqitjen e lojtarëve dhe cilësinë e ligës përkatëse, duke u bazuar në dy vitet e fundit.

Donnarumma i prinë kësaj liste, duke lënë pas Lafontin, me Mbappen që renditet vetëm në vendin e tretë.

Vendi i katërt i ka takuar 19 vjeçarit amerikan të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic. Mesfushori i Evertonit, Tom Davies është lojtari anglez që është renditur në pozitën më të lartë, vendin e shtatë, ndërsa Ryan Sessegnon i Fulhamit duhet të mjaftohet me vendin e dhjetë.

Kujtojmë se Donnarumma debutimin më Milanin e ka realizuar në moshën 16 vjeçare, në tetor të vitit 2015.

Jo shumë larg, kur tani është vetëm 19 vjeç, ai ka tërhequr interesimin e Real Madridit, ndërsa në futboll cilësohet si trashëgimtari më natyror i fanellës numër 1 të Italisë, që mbahet nga Gianluigi Buffon.

Related posts

NDRYSHIMET E FSHF-SË/ Kaosi me kampionatet e moshave, akademitë bëhen gati për gjyq

F.autor

“BËM BABA TË TË NGJAJ”/ RONALDO: Djali im thotë se luan më mirë se unë, por…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Liverpool godet në merkato, shumë pranë nënshkrimit me talentin e madh gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment