Kategoria Superiore Shqipëri

Koliçi: Nuk gjej dot justifikim për humbjet në Kukës

Kukësi do të luajë sot çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë, Në kryeqytet, ndaj Tiranës, kampionët e vendit kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të këtij raundi. Një ditë para përplasjes në “Zeqir Ymeri”, portieri i verilindorëve ka pasur ditëlindjen, të cilën e ka festuar në grumbullim, me shokët e skuadrës. Ndërkohë, ai ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

Pas barazimit në takimin e parë të luajtur në Tiranë, si e vlerësoni kthimin?
Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësisht se është në Kategorinë e Parë. Ndeshje mjaft e vështirë dhe rezultati 1-1 në Tiranë, të them të drejtën, na favorizon ne, por do të përpiqemi të mos pësojmë në kthim.

Tanjeri praktikoi në stërvitje gjuajtje penalltish. A mendoni se do ta zgjidhni brenda 90 minutave ndeshjen, apo…?
Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave, të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi të përgatitur edhe për këto.

A është momenti i një kthese kjo ndeshje në Kukës?
Të them të drejtën këto ndeshje në Kukës kanë qenë një makth i vërtetë. Po mundohem të gjej një justifikim, por nuk e gjej dot. Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Keni festuar ditëlindjen e 32-të në Kukës, në një kohë me dëborë…
Në darkë kemi bërë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës ishte shumë ftohtë.

Related posts

NDODH VETËM NË SHQIPËRI/ Zyrtarizon klubi i Superligës, “flak” në rrugë 3 lojtarë në mesin e kampionatit

Isa.Autor

TRE GOLA VENDOSIN NË BERAT/ Kukësi njeh rivalin e Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

ZBRET NË FUSHË PËR FAZËN PËRGATITORE/ Skënderbeu nis stërvitjen, ekipit i shtohen edhe tre lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment