Basketball Të tjera

LeBron bën detyrën, Cleveland mposht Oklahomën, fitojnë Houston e Toronto

Cleveland mposhti 120-112 Oklahomën në ndeshjen e radhës në NBA, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titullin kampion në Konferencat përkatëse. Një sfidë mjaft e bukur dhe me rivalitet, ku diferencën e bëri LeBron James, autor i 37 pikëve, lider në fushë për Cavaliers, ndërkohë që edhe 5 lojtarë të tjerë të skuadërs mike realizuan mbi 10 pikë. Për Oklahomën u dalluan George (25), Anthony (24), Adams (22) dhe Westbrook (21), por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Fiton edhe ekipi i Houston, që triumfoi 126-108 në fushën e Minnesotës, duke “kërcënuar” kampionët e Warriors në Perëndim. Towns realizoi 35 pikë e 12 rebaund për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Houston u dallua Harden me 34 pikë e 13 asist

Skuadra kanadeze e Torontos mundi 115-112 Miami në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por minutat e fundit ishin më të mira për Toronton, ku u dalluan DeRozan me 27 pikë e Lowry me 22. Humbet skuadra e San Antonio, që u mund 117-109 nga Denver, në një sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Jokic realizoi 23 pikë, 13 rebaund e 11 asist, më i miri në fushë për vendasit, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 26 pikët e Lauvergne. Skuadra e Milwaukee, falë 21 të Middleton, triumfoi 79-92 ndaj Atlantës, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ndërsa Sacramento mposhti 114-109 ndaj Dallas, ku u dallua Randolph me 22 pikë.

REZULTATET E SOTME

Toronto – Miami, 115-112

Milwaukee – Atlanta, 97-92

Minnesota – Houston, 108-126

Oklahoma – Cleveland, 112-120

Dallas – Sacramento, 109-114

Denver – San Antonio, 117-109

Related posts

MOTO GP/ Probleme me shikimin për kampionin e botës, Marquez vuan nga “diplopia”

Delo.autor

Ariola Prenga: Arritëm objektivin, por nuk do të ndalemi këtu

Sadik.Autor

RIKTHIMI I XHUDISTES KOSOVARE/ Pas 14 muajve e lënduar, Majlinda Kelmendi përfundon 2018 me medalje të artë

Delo.autor

Leave a Comment