Basketball Të tjera

Zhgënjen edhe me Rilski, humbja e 7-të radhazi për Tiranën në Ligën Ballkanike

Tirana është mundur 94-79 nga Rilski Sportist, në ndeshjen e radhës të Luajtur në Ligën Ballkanike, sfidë e vlefshme për raundin e 13-të të këtij eventi rajonal në basketboll për meshkuj. Një ndeshje e dominuar dhe fituar nga basktbollistët vendës, të cilët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Kjo ishte sfida e dytë brenda 48 orësh për bardheblutë në Bullgari, të dyja të humbura, madje për Tiranën kjo është humbja e 7-të radhazi në Ligën Ballkanike, e 9-ta në total (ka vetëm dy fitore).

Rilski u shkëput 27-21 në periodën e parë, diferencë që u thellua edhe më shumë në çerekun e dytë, me vendasit që udhëhoqën 52-37 në përfundim të pjesës së parë. Shifrat thellohen edhe më shumë në 10-minutëshin e tretë, duke shkuar në 78-56 për vendasit në përfundim të 30 minutave. Tirana luan disi më mirë në periodën e katërt dhe ngushton shifrat, por pa i përmbysur dot ato. Për Tiranën edhe një ndeshje e mbetur në këtë event Ballkanik, ajo ndaj Ibar Rozaje, më 13 mars në “Feti Borova”

Rilski Sportist – Tirana, 94-79 (27-21, 25-16, 26-19, 16-23)

RILSKI SPORTIST: Taylor (17), Marinov (15), Georgiev (3), Wright (2), Jeter (12), Ivanov (16), Ravenel (11), Marincheshki (6), Francis (2), Vasov (6), Bozov (4). Trajner:L.Hadjisotirov

TIRANA: Hysenagolli (27), Shima (10), Brchkov (9), Stowbridge (12), Abdul_Bassit (12), Lasku (3), Strazimiri, Vogli (3), Gjyszeli (3), Karaj, Hasani. Trajner: A.Doukas

Gjyqtarë: Florin Grigoras, Laszlo Bukuresti, Alexandra Stan

Related posts

(FOTO) Nga Messi-Ronaldo tek Federer-Nadal, këta janë rivalët më të mëdhenj të sportit botëror

Q.Autor

LAJM I MADH/ Izmir Smajlaj, pjesë e Olimpiadës “Tokio 2020”

Delo.autor

(VIDEO) Ky është Joseph Parker, kundërshtari i ardhshëm i Joshua

Q.Autor

Leave a Comment