Futboll

Thirrja e trajnerit: Mos bini pre e provokimeve të Barçës

Valencia do të presë Barcelona-n nesër në mbrëmje në gjysnmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit. Trajneri Marcelino kërkon të shikojë një ndeshje të luftuar, por i ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Luis Suarez ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen e parë dhe ka qenë një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen e Valencia-s. Trajneri i “Los Che” e ka të qartë se lojtarët e tij duhet të ruajnë gjakftohtësinë kundër uruguaianit.

“Të gjithë e njohim njëri-tjetrin dhe duhet të dimë si luajnë rivalët”, ka thënë Marcelino. “Nuk mund të lejojmë që të shpërqendrohemi nga kundërshtarët, të largohemi nga futbolli. Nuk duhet të biem pre e provokimeve”. Ndërkohë, Leo Messi është lënë pushim për pjesën më të madhe të derbit katalanas kundër Espanyol, të luajtura nga Barcelona të dielën e kaluar dhe Marcelino ka pranuar se Barça duket si një ekip tjetër pa argjentinasin.

“Ata kanë më pak alternativa pa Messi-n”, ka thënë ai. “Kjo është e qartë. Mendoj se ata kanë një respekt të madh për ne, duke parë se kanë bërë pesë ndryshime kundër Espanyol. Ne do të përballemi me Barcelona-n më të mirë dhe kjo do të na motivojë akoma më shumë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do ta vëmë në vështirësi Barçën”.

Related posts

Tousart pëlqehet nga Interi, Lyoni e vlerëson 30 milionë euro

Sadik.Autor

UEFA PUBLIKON EMRAT E GJYQTARËVE/ Një katërshe rumune, ja kush do të vendosë drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ RABIOT vendos për të ardhmen, arrin akordin me gjigandin europian

Isa.Autor

Leave a Comment