MMA Të tjera

Ronda Rousey më 25 shkurt debuton në WWE, në “Elimination Chamber”

Ronda Rousey do të nisë karrierën e saj në World Wrestling Entertainment  më datën 25 shkurt, ku do të jetë e pranishme në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit në eventin “Elimination Chamber”. Ikona e UFC-së rikthehet në stadiumin ku ka dueluar për herë të fundit në karrierën e saj, më 30 dhjetor 2016, ku u mund më “ko teknik” nga Amanda Nunes. Por tashmë Rousey rikthehet në këtë stadium në një disiplinë tjetër sportive, në kërkim të suksesit në një sport të ri, atë të WWE-së.

Ende nuk dihet nëse Rousey do të duelojë në atë event apo vetëm do të nënshkruajë kontratën me WWE-në. Mediat amerikane shprehen se nënshkrimi i kontratës me drejtueit e WWE-së është pjesë e atij spektakli që do të organizohet në Las Vegas, një event që do të jetë me pagesë (PPV-pay per view). Rousey u paraqit muajin e kaluar edhe në eventin e “Royal Rumble”, ku dhe konfirmoi kalimin e saj në World Wrestling Entertainment , por tashmë ka ardhur koha që ajo të zhvillojë sfidën e parë.

Tashmë kjo është shtëpia ime e re, do të nis një karrierë të re në këtë disiplinë sportive. Kur jam takuar me drejtuesit e këtij sporti u kam thënë se do të dueloj këtu një ditë. Unë nuk e bëj këtë gjë për parà apo për publicitet, por sepse më pëlqen shumë ky sport”, tha Rousey, një nga ikonat e arteve marciale mikse, por tashmë gati për të nisur një aventurë të re në jetën e saj. Kështu, 25 shkurti do të jetë dita e madhe e debutimit të Ronda Rousey në WWE.

Related posts

REVANSHI KLITSCHKO-JOSHUA/ Ukrainasi reagon për rikthimin në ring

Isa.Autor

13-vjeçarja basketbolliste habit botën, mund Curry dhe më pas realizon 70 pikë në ndeshje

Q.Autor

SHPALLI SHQIPËRINË KAMPION TË EUROPËS NË TURQI/ Atletiku Petrov: E prisja medaljen, “kuqezi” prej…

Delo.autor

Leave a Comment