Formula 1

Arrivabene mbyll gojët e liga: Ferrari fitoi me meritë

“Ka nga ata që flasin shumë, ka nga ata që i bëjnë fakte gjërat. Gara zhvillohet të dielën dhe pikët për të fituar titullin arrihen të dielën dhe ne të dielën ishim më të mirët e fituam.

Ky është një triumf i ekipit, i Ferrarit”, u shpreh sot Maurizio Arrivabene, drejtori sportiv i makinës italiane. Ideja për të futur Vettel për të ndërruar gomat në momentin që në pistë ishte makina virtual e sigurisë ishte e tij, ndaj një pjesë e fitores i dedikohet atij.

“Në një garë edhe makina e sigurisë është pjesë e lojës, ndaj ne përfituam nga prania e saj në pistë për të ndryshuar strategji dhe fituar garën. Vettel e meritoi fitoren, pasi për më shumë se gjysmën e garë ishte para Hamilton dhe tregoi se ka një makinë të mirë.

E pranoj se kemi ende shumë punë përpara, por do të dimë se si të punojmë dhe përmirësohemi”, deklaroi Arrivabene, që ka mbetur i kënaqur nga rezultati arritur në Melburn, me dy pilotët e Ferrarit që u ngjitën në podium.

Related posts

FORMULA 1/ Vonesa me makinën, Uilliams humbet testet e Barcelonës

F.autor

FORMULA 1/ Piloti Bottas befason Hamilton në Portugali me “Pol position”

Delo.autor

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

Leave a Comment