Futboll La Liga

Arsenali dhe Liverpooli interesohen për sulmuesin e Barcelonës Ousmane Dembeles

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është duke tërhequr vëmendjen e tri klubeve të mëdha evropiane, sipas Don Balon.

Atletico Madrid, Arsenali dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për sulmuesin e krahut, i cili ende nuk e ka kompletuar një sezon të plotë te Barça, që prej transferimit nga Borussia Dortmundi në verë.

Pierre-Emerick Aubameyang i ka bërë thirrje skuadrës së vet ta transferojë Dembelen, me të cilin ka luajtur së bashku në Dortmund.

Ndërkohë, ish-trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, shpreson se do të mundë t’i përdorë një pjesë të 160 milionë eurove që Barcelona i pagoi për Philippe Coutinhon, për t’ia vjedhur të riun francez.

Në anën tjetër, Atletico Madrid ndien se mund ta transferojë Dembelen në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për kalimin e Antoine Griezmannit te Barça.

Related posts

Dështimi i Mourinhos: 350 milionë euro të shpenzuar për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve

Q.Autor

E bujshme, sulmuesi i klubit italian transferohet tek Bylisi në Kategorinë e Parë

Q.Autor

CAGLIARI-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” dyfishon shifrat, shënon talenti i ri

Delo.autor

Leave a Comment