Të tjera

“ATP Miami Masters”/ Eliminohet sërish Djokovici

Problemet për Novak Djokoviç nuk kanë fund. Ashtu sikurse në Indian Wells, tenisti serb u eliminua që në raundin e dytë edhe në Turneun Masters të Miamit, e ai që e mposhti ishte Benoit Paire.
Francezi u shfaq superior kundrejt ish-numrit 1 të botës dhe e mbylli ndeshjen me të në 1 orë e 7 minuta. Rezultati i kësaj sfide të fituar nga Paire ishte 2-0, me setet 6-3 dhe 6-4. Kjo do të thotë se Djokoviçit i duhet ende kohë që të arrijë formën optimale, duke qenë se vetëm përpara pak javëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndërkohë, Juan Martin Del potro nuk gaboi në ndeshjen e tij ndaj Robin Haase. Fituesi i turneut të Indian Wellsit e fitoi përballjen ndaj holandezit me rezultatin 2-1. Del Potro fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin me “tiebreak”, 6-7. Në setin përfundimtar, argjentinasi dominoi mbi kundërshtarin e tij, duke e fituar atë 6-2, e krejt ndeshjen 2-1, raporton Tch.

Në raundin e tretë u kualifikua edhe Marin Çiliç, që eliminoi francezin Herbert. Tenisti kroat, finalisti i Australian Open, e mbylli takimin me Herbert me rezultatin 2-0. Setin e parë, Çiliç arriti ta fitojë me rezultatin 7-5, ndërkohë që të dytin u duk se e pati më të lehtë, teksa e fitoi atë me rezultatin 6-3.

Related posts

I HABIT TË GJITHË/ Tyson Fury: Marrëveshja me Joshua është ende larg finalizimit

Delo.autor

Boston bën ligjin në Lindje, fitojnë Denver e Orlando

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc me këmbë në tokë: Mos prisni mrekullinë nga Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment