Basketball

NBA, Golden State fiton – por humb Stephen Curryn

Golden State fitoi ndeshjen e radhës ndaj Atlantës në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, duke e mposhtur 106-94, por nuk e pati aspak të lehtë ndaj Hawks.
Kjo e fundit ishte gjithnjë në ndjekje të rezultatit deri në fundin e periodës së tretë, kur Golden State u kujtua se është skuadra kampione në fuqi e NBA-së.

Stephen Curry shënoi 29 pikë në këtë ndeshje, deri në momentin që u detyrua të braktisë parketin në periodën e tretë, për shkak të një dëmtimi në gju që e fashiti gëzimin për këtë fitore të “Warriors”-ave, që janë në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, me 54 fitore e 18 humbje.

Edhe Toronto e pati të vështirë sfidën ndaj Brooklyn Nets, por në fund arriti të marrë më të mirën dhe ta fitojë atë 116-112. Për “Raptors”-at shkëlqeu si zakonisht trinomi Lowry-DeRozan-Valanciunas, që të 3 së bashku shënuan 69 pikë. Për Brooklyn Nets spikati Russell, me 18 pikë, 11 topa në tabelë, e 13 asiste.

Toronto, pas kësaj fitoreje konsolidon edhe më shumë pozitat në krye të Konferencës së Lindjes.

San Antonio është rikthyer te forma e shkëlqyer, pas rikthimit në parket të LaMarcus Aldridge. Skuadra teksane mposhti në sfidën e saj të radhës Utah Jazz, me rezultatin 124-120, pikërisht falë Aldridge, që e mbylli këtë ndeshje me 45 pikë personale, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Mills, me 25 pikë të shënuara.

Edhe pas kësaj fitoreje, San Antonio vazhdon të jetë në vendin e 6 në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Utah është dy pozicione më poshtë.

Related posts

ISHIN NË HELIKOPTERIN E KOBE BRYANT/ Kush është familja që u shua dhe askush nuk po flet për të (FOTO)

Delo.autor

PA PUBLIK DHE AP YJE/ “All Star Game 2021” në dilemë prej koronavirusit

Delo.autor

E TRISHTË/ U përplas me shtyllën, ndërron jetë tragjikisht basketbollisti i njohur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment