Futboll

Balotelli plas bombën e radhës për lojtarin më të mirë në botë

Mario Balotelli beson se Luis Suarez po përformon shumë më mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi italian i Nice-s ka këmbëngulur në deklaratën e tij se uruguaiani i Barcelonës është më i miri në botë sipas tij. 31-vjeçari nuk luajti në ndeshjen që katalanasit fituan 2-0 ndaj Athletic Bilbaos për shkak të pezullimit, por pavarësisht kësaj mbetet në një formë të shkëlqyer.

Suarez ka shënuar 21 gola në kampionatin spanjoll këtë sezon, katër më pak se Lionel Messi, i cili është golashënuesi më i mirë i klubit. Por, për sulmuesin e “axurrëve”, uruguaiani po kalon një formë më të mirë se sa argjentinasi dhe portugezi.

Messi e ka nisur mjaft mbarë me blaugranët këtë sezon ndërsa Ronaldo e pati të vështirë fillimin por më pas ia doli që të rikthehet shumë shpejt në formën e tij. Këtë e ka treguar në Champions por tashmë edhe në La Liga, ku në ndeshjen e djeshme shënoi katër gola ndaj Gironas.

Ylli i kombëtares luzitane ishte një nga lojtarët kryesorë që ndikoi në fitoren dhe njëkohësisht kualifikimin e “Los Blancos” ndaj PSG-së në kuadër të Champions League. Ashtu sikurse edhe Messi nga ana tjetër eliminoi Chelsea-n dhe i preu biletën skuadrës së tij për në fazën çerekfinale.

Përveç Suarez, Balotteli tha se Edison Cavani i gjigantëve parisienë është gjithashtu lojtar më mirë se dyshja tjetër, por jo dhe aq i mirë sa Zlatan Ibrahimoviç që iu bashkua Manchester United.

“Paratë ju ndihmojnë të blini lojtarë të mëdhenj, por jo ekip. Kam shumë respekt për Cavanin, është një lojtar shumë i mirë dhe ka shënuar gola, por Ibra ka luajtur më pak. Nuk mund të krahasoni Zlatan me Edison, sepse suedezi është në një dimension tjetër”.

Skuadra e Marios u mposht ditën e djeshme nga Paris Sain-Germain në shtëpi. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me anë të Saint-Maximin në minutën e 17-të, por gëzimi i tyre nuk ka zgjatur dhe aq pasi Angel Di Maria barazoi shifrat ndërsa Dani Alves shënoi golin e fitores për kryesuesit.

Related posts

Shaqiri ka një mesazh për ekipin e Stoke Cityt

Sadik.Autor

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Isa.Autor

E BUJSHME/ Reali “paguan” 4 mln euro për një pikë në kampionat, madrilenët falin premiot për klubin

Delo.autor

Leave a Comment