Formula 1

Lewis Hamilton “ngrin” Mercedes: Kontrata nuk është përparësi, firmos kur dua unë

Pak ditë para fillimit të sezonit të ri në Formula 1, piloti britanik Lewis Hamilton ka bërë me dije se ende nuk ka vbendosur se kur do ta rimnovojë kontratën me makinën Mercedes, madje duke hedhur edhe pikëpyetje në lidhje me këtë gjë. 4 herë kampioni i botës u shpreh se do të hedhë firmën vetëm kur ta shohë të arsyeshme. Ndërkohë që, shefi i mkakinës gjermane Toto Ëolff, pat deklaruar se kjo marrëveshje është e mbyllur dhe hedhja e firmave është thjesht çështje kohe.

Por këto bisedime kanë kohë që kanë nisur dhe ende nuk kanë mbërritur në finish, duke lënë të hapur mjaft hipoteza. Piloti britanik ka folur sot për të ardhmen e tij, duke deklaruar se kontrata e re nuk është një prioritet për të, pasi po mendon për kampionatin.

Për rinovimin e kontratës kemi nisur të bisedojmë, por aktualisht kjo nuk përbën një prioritet të për mua”, tha Hamilton gjatë një eventi me sponsorët e tij dhe të Mercedes. “Unë kam dëshirë të garoj sërish edhe vitin tjetër, ndaj deri në një pikë kam dëshirë të rinovoj, por firmën nuk do ta hedh kur duan të tjerët, por kur të jem unë gati”, u shpreh Hamilton.

Duket se pas kësaj shtyrje të rinovimit të kontratës është një përpjekje e Ferrarit për ta bindur britanikun që të pilotojë “kokëkuqen” vitin tjetër, duke zëvendësuar Kimi Raikkonen, një mision i vështirë duke qenë se Hamilton i ka premtuar besnikëri Mercedes.

Related posts

FORMULA 1/ Shefi i skuadrës Mercedes, Wolff: Rekordet e Schumacher në një epokë tjetër, Lewis nuk…

Delo.autor

NGA GËZIMI NË ZHGËNJIM/ Ja përse Ferrari dhe Leclerc dështuan në Bahrein

Delo.autor

VETTEL HARRON RAIKKONEN/ Bashkëpunim maksimal me Leclerc për titullin kampion

Isa.Autor

Leave a Comment