Basketball

Dirk Nowitzki nuk tërhiqet: Do të luaj edhe sezonin tjetër

Edhe pse sezoni 2017-2018 në NBA nuk është aspak i mirë për skuadrën e Dallasit, me vetëm 23 fitore dhe 51 humbje deri më, tani në sezonin e rregullt, basketbollisti gjerman Dirk

Nowitzki nuk ka ndërmend të tërhiqet. 39-vjeçari ka konfirmuar sot se ka dëshirë që të luajë edhe një sezon tjetër me skuadrën e Dallas, me të cilën është aktivizuar që në vitin 1998, pra 20 vite më parë. Ndaj, për shtatlartin gjerman, sezoni 2018-2019 do të ishte nr.21 në NBA, një rekord duke qenë se Kobe Bryant u ndal në 20 sezone me Lakers.

“Kam dëshirë që të luaj medhe seoznin tjetër në NBA”, tha Dirk Nowitzki, që më 19 qershor do të festojë 40-vjetorin e lindjes. “Ndihem mirë fizikisht dhe këtë sezon kam munguar vetëm në një ndeshje. Kam firmosur një kontratë 2-vjeçare me Dallas, pasi doja që të luaja edhe për dy sezone të tjera këtu, ndaj jam gati për ta respektuar atë dhe për të luajtur për fanellën e ekipit tim të zemrës”, u shpreh basketbollisti gjerman. Sirk Nowitzki ka fituar vetëm një titull kampion në NBA në karrierën e tij, në vitin 2011 me Mavericks.

Related posts

VRASJA E GEORGE FLOYD/ Përlotet Michael Jordan: Jam i lënduar dhe i inatosur

Delo.autor

“TRASHËGIMIA E TIJ DO TË JETOJË”/ Mesazhi prekës i Beckham për Kobe Bryant (FOTO)

Delo.autor

NBA/ Leonard i “padisponueshëm” pas dëmtimit, pezullim pa afat për Chris Paul

Delo.autor

Leave a Comment