Moto GP

Dovizioso shpalos ëndrrat: Titullin dhe të bëhem baba për të dytën herë

Andrea Dovizioso duket se është piloti që duhet mundur këtë sezon në Botërorin e Moto Gp, teksa italiani i Ducati e ka nisur mbarë kampionatin, duke fituar garën e parë sezonale.

Por Dovizioso shprehet se është një pilot “normal” si gjithë të tjerët: “Unë jam si gjithë të tjerët, jam me këmbë në tokë dhe i tillë do të mbetem gjithnjë. Dua të jem i thjeshtë edhe pse kjo mund të duket banale në sporti.

Ky ndoshta është një gabim që e bëjnë të gjithë pilotët. Vjet u rendita i dyti në Botërorin e Moto GP, pas Marquez, por nuk kam ndryshuar për shkak të këtij rezultati, përkundrazi”, tha Dovizioso.

Andrea Dovizioso me Ducati ne gare

Më tej, piloti italian shtoi: “Edhe pse arrita një rezultat të mirë në sport, unë mbetem një njeri normal, ashtu si të gjithë. Për mua nuk është e njëjta gjë si te të tjerët, që kur bëhen të famshëm ndryshojnë. Për mua kjo nuk vlen”.

Duke folur për Botëroin që sapo ka nisur dhe për paraqitjen e shokut të tij të skuadrës, Jorge Lorenzo, italiani tha: “Si ashtu dhe Lorenzo jemi në të njëjtin nivel dhe trajtohemi njësoj te Ducati është e vetmja gjë që më intereson, pasi dua të evitoj çdo polemikë tjetër. Ëndrrat e mua? Të bëhem sërish baba dhe të fitoj titullin kampion në Moto GP”, tha Andrea Dovizioso.

Related posts

Jorge Lorenzo “fluturon” në Spanjë/ Piloti i Ducatit siguron pole position (VIDEO)

Sadik.Autor

Belen: Iannone si vullkan, më i çmendur se unë!

Sadik.Autor

THYEN REKORDIN 27-VJEÇAR/ Piloti turk shkruan historinë e motoçiklizmit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment