Basketball

Flamurtari mund “in extremis” Goga Basket, Tirana leksion Studentit

Skuadra kampione e Flamurtarit fitoi 59-57 ndaj Goga Basket në ndeshjen kryesore të javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, takim i luajtur në Vlorë dhe që u vendos në sekondat e fundit në favor të ekipit vendës. Një sfidë e hapur deri në sekondën e fundit, të dyja skuadrat rivalizuan fort për ta fituar atë, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Durrsaket udhëhiqnin 31-26 në përfundim të pjesës së parë, por vlonjatet rikuperuan në 20 minutat e dyta dhe fituan në sekondat e fundit, pas një gjuajtje të Mijatovic, që përmbysi shifrat në favor të Flamurtarit.

Ky sukses mban Flamurtarin në vendin e parë, shkëputur nga Tirana e vendit të dytë. Bardheblutë e trajnerit Avrami fituan pa shumë probleme 74-53 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, një sfidë e dominuar nga basketbollistet e Tiranës. Për Tiranën fitorja kishte vlera të mëdha, pasi tashmë mban e vetme vendin e dytë, duke përfituar nga humbja e Gogës në Vlorë. Jashtë fushe fitoi Skënderbeu, që mundi 70-64 Vllazninë në Shkodër, një përballje mes dy ekipeve që mbyllin renditjen. Korçaret arritën një fitore shprese për të qëndruar në A1 sezonin tjetër edhe pse kjo gjë duket një “mision i pamundur”.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 17-të (24 mars)

Flamurtari – Goga Basket, 59-57

Vllaznia – Skënderbeu, 64-70

Tirana – Studenti, 74-43

Renditja: Flamurtari 32 pikë (15/2), Tirana 30 pikë (13/4), Goga Basket 29 pikë (12/5), Studenti 23 pikë (6/11), Vllaznia 21 pikë (4/13), Skënderbeu 19 pikë (2/15).

Related posts

KORONAVIRUSI/ U takua me tenistin Djokovic, ylli i NBA-së pozitiv me COVID-19

Delo.autor

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

VJEN FITORJA E PARË PËR LEBRON JAMES/ Curry shënon 51 pikë ndaj Warriors / VIDEO

Isa.Autor

Leave a Comment