Futboll

Griezmann shikon për shtëpi të re në Barcelonë

Transferimi i Antoine Griezmann te Barcelona është një sekret i hapur. Nuk është një marrëveshje e kryer, por operacioni është në rrugën e duhur dhe këtë e vërteton fakti se partnerja e sulmuesit të Atletico Madrid, Erika Choperena, ka qenë në qytetin katalanas për të gjetur një shtëpi.

Erika, sipas TV3, ishte në Barcelonë javën e kaluar përpara ndeshjes së Barça-s me Atletico Madrid.

TV3 raporton se ajo ka parë disa shtëpi në zona të ndryshme të qytetit, duke përfshirë edhe Castelldefels, aty ku banojnë Messi dhe Suarez.

Gjithsesi TV3 shton se asnjë shtëpi nuk e bindi Erika-n, kështu që ajo është rikthyer e zhgënjyer në Madrid. Ajo ka qenë në kërkim të një zone më urbane, të ngjashme me vendin ku jeton aktualisht.

Familja Griezmann do t’i mbarojë të gjitha punët deri në fund të sezonit,  në mënyrë që të mos jenë duke kërkuar për shtëpi gjatë Kupës së Botës ose më pas kur të jenë me pushime.

Related posts

De Gea: Nuk po e mendoj, largimin nga Manchester United!

Sadik.Autor

FIFA LAJMËRON NDRYSHIME TË MËDHA/ Kupë Bote me klube nga viti 2025. Çfarë do të ndodhë me Botërorin?

F.autor

TMERROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Largimi i INTERIT nga Championsi i hap derën REALIT për…

Isa.Autor

Leave a Comment