Futboll Sport

BRAKTISI EUROPËN PËR MEKSIKËN/ Kampioni i botës bëhet qesharak në prezamtim (VIDEO)

Florian Thauvin në fund të fundit zgjodhi Meksikën si një destinacion të përhershëm! Anësori francez ishte i dëshiruar nga disa klube në Evropë; Milan ishte gjithashtu i interesuar per ish-lojtarin e Marseille.

Mundësia e marrjes së tij në një transferim falas u tundua nga shumë klube të mëdha të kontinentit të vjetër, por në fund Thauvin preferoi një destinacion ekzotik dhe të begatë si Meksika.

Në fakt, Thauvin ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me Tigres, një klub meksikan në të cilin luan një tjetër francez: Andrè Pierre Gignac.

Sipas burimeve meksikane, Florian do të fitojë jo më pak se 4 milion në sezon: një pagë që asnjë klub evropian nuk do ta kishte garantuar!

Në orët e fundit, ngjarja prezantuese e Florian Thauvin u vu në skenë.

Anësori francez u paraqit në fushën e Tigres, por nuk shkoi gjithçka si pritej! Thauvin, si zakonisht në prezantimet e lojtarëve, u përpoq të bënte disa xhonglime për të zbuluar klasin dhe cilësinë e tij.

Por, spektakli ishte qesharak… Më poshtë është video që portretizon Thauvin me topin midis këmbëve të tij

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Tottenham nuk gabon më, fiton me lehtësi në Bullgari

Delo.autor

Akuza e rëndë në Superiore: Po tentojnë të na blejnë, ja protagonistët!

Sadik.Autor

JUVENTUSI “qetson” MILANIN/ Bardhezinjtë i mbyllin derën BONUCCIT

Isa.Autor

Leave a Comment