Basketball

NBA/ Toronto fiton dhe Celtics e ndjek, Warriors zhgënjen sërish

Duhet që të ishte një lojë fëmijësh për kryesuesen e Lindjes, Toronto Raptors, përballja kundër Dallas Mavericks. Por u desh loja shtesë që të përcaktohej fituesi. Kanadezët fituan ndaj Mavericks me rezultatin 122-115, falë dyshes DeRozan-Valanciunas, i pari autor i 29 pikëve kurse i dyti protagonist i një dyshe dyshesh (21 pikë dhe 12 ribaunde). Dallas vazhdon që të jetë në një moment negativ, në fund të renditjes në Perëndim.

Humbja në shtëpi e Golden State kundër Sacramento Kings (98-93) rrezikon që të jetë përcaktuese për kryesimin në Konferencën e Perëndimit. Për Kings fitorja erdhi nga loja e ekipit, ndërkohë që Warriors pa Curry dhe Durant u bazuan te Cook që shënoi 25 pikë dhe Green me dyshe dyshesh (14 pikë dhe 10 ribaunde). Kampionët në fuqi janë të dytët në Perëndim, pas Houston.

Boston Celtics vazhdon që të shpresojë se mund të marrë vendin e parë në Konferencën e Lindjes, që aktualisht mbahet nga Raptors. Ata fituan kundër Orlando Magic në një ndeshje mjaft të luftuar. Celtics pa Irving, u udhëhoqën nga Rozier, autor i 17 pikëve, Morris 11 ribaunde dhe Horford 15 pikë. Kurse Magic, pavarësisht statistikave të ulëta, bënë një ndeshje të mirë, sidomos Mack, 16 pikë në 26 minuta.

Westbrook me treshen e dysheve numër 101, udhëhoqi Thunder në suksesin ndaj Clippers (113-121).  /EDS/

Rezultatet

SACRAMENTO KINGS-GOLDEN STATE WARRIORS 98-93

BOSTON CELTICS-ORLANDO MAGIC 92-83

BROOKLYN NETS-PHILADELPHIA SIXERS 116-120

DALLAS MAVERICKS-TORONTO RAPTORS 115-122

LOS ANGELES CLIPPERS-OKLAHOMA THUNDER 113-121

MIAMI HEAT-LOS ANGELES LAKERS 92-91

Related posts

KORONAVIRUSI NË NBA/ 4 basketbollistë rezultojnë pozitiv me COVID-19, dy ekipe hyjnë në karantinë

Delo.autor

ËSHTË TËRHEQUR PREJ 16 VITESH NGA BASKETBOLLI/ Legjenda Michael Jordan vazhdon të mbetet “Mbreti” i NBA-së

Delo.autor

LeBron James: Nuk jam egoist, këtë sezon e meritoj trofeun MVP

Sadik.Autor

Leave a Comment