Formula 1

Në prag të sezonit të ri, Hamilton shuan dilemat për të ardhmen

Piloti britanik i gjigantit gjerman Mercedes, Lewis Hamilton duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen. Ai ka konfirmuar se do të vijojë bashkëpunimin me Mercedesin, me synimin për të fituar të tjerë tituj kampionë.

“Nuk ka ende asgjë zyrtare, por mund t’ju konfirmoj se në harkun kohor të këtij sezoni, do të vijë edhe rinovimi im me Mercedesin.

Jemi duke folur dhe marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Mund të them se që të dy palët kemi të njëjtat synime, të fitojmë gjithmonë dhe kjo është më e rëndësishme për të ardhmen. Edhe këtë sezon do të synojmë të fitojmë gjithçka, edhe titullin për pilotë, por edhe atë për konstruktorë”, u shpreh piloti britanik.

Related posts

FORMULA 1/ Binotto karikon Ferrarin: Një makinë më e mirë në çdo drejtim

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Makina të ngjashme, ja kush triumfon mes Hamilton e Verstappen

Delo.autor

Rrëfehet Hamilton/ Një SKUDERI tjetër më kontaktoi, por zgjodha Mercedes

Isa.Autor

Leave a Comment