Futboll

UEFA nderon Astorin, ja çdo të ndodhë në ndeshjet e Champions dhe Europa League

Të gjitha klubet që luajnë në UEFA Champions League dhe në Europa League këtë javë do të mbajnë një minutë heshtje në kujtim të mbrojtësi të vdekur italian, Davide Astori.

Astori vdiq tragjikisht në orët e mbrëmjes sa ishte në gjumë para ndeshjes së Fiorentinës kundër Udineses.

Vdekja e tij shokoi botën e futbollit dhe shumë lojtarë dhe klube nga Serie A dhe gjithë bota u solidarizuan duke dhënë ngushëllimet e tyre.

Federata Italiane në nder të tij vendosi që të anulojë të gjitha ndeshjet e së dielës, ku ndër to ishte edhe “Derby della Madonnina”, Milan-Inter.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe UEFA pasi njoftoi gjestin e tyre të madh ku tha se do të mbahet një minutë heshtje për 31-vjeçarin.

Drejtuesit e UEFA-s vendosën që të gjitha klubet që luajnë këtë javë në Champions League dhe në Europa League duhet t’i fillojnë ndeshjet me një minutë heshtje në shenjë kujtimi.

Related posts

PUBLIKON PAMJET/ Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË FRIKSHËM/ Talenti i Romës “shpërthen” në lot, transportohet me barrelë (VIDEO)

Delo.autor

PAMJE EMOCIONUESE/ Spanja nuk e njeh Kosovën, në Katalonjë organizojnë protestë për… “Dardanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment