Të tjera

Romela Begaj pozitive me doping edhe në testin B. Konferencë për shtyp në orën 11:30

Romela Begaj rezulton pozitive me doping edhe ne testin B. Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionen e botës konfirmohet një gjë e tillë edhe në testin B që është hapur në Kanada pak ditë më parë.
Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në kampionatin Botëror të peshëngritjës zhvilluar në SHBA. Por për Romelën gjatë janarit erdhi një goditje e rëndë pasi ajo rezultoi pozitive në testet antidoping gjë që u konfirmua edhe në testin B. Begaj ka thënë se ajo nuk ka marrë asnjë substancë të ndaluar dhe se është e pastër.

Romela Begaj do të flasë sot në orën 11:30 për herë të parë për këtë cështje në një konferencë të thirrur në orën në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun Olimpik të Tiranës. Begaj do të sqaroj gjithcka ka ndodhur. Do të rrefejë për ditët e vështira që ka kaluar,e ka mbështetur shteti apo jo.

 

Related posts

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Fury: Ja gjoba e frikshme që do të paguaja po të refuzoja sfidën me Wilder

Delo.autor

“NUK MË TREMB ASKUSH”/ Flet Anthony Joshua: Ruiz boksier lokalesh, pasi ta mposht…

Delo.autor

(FOTO) I riu nga Vora bëhet milioner, ja skedina e tij e ‘çmendur’

Q.Autor

Leave a Comment