Moto GP

Rossi ka një përgjigje të bukur, kur i thonë që është shumë plak

Për të thonë se është shumë plak, por Valentino Rossi-t aq i bën. Në një intervistë për “Speedweek” Doktori foli për rinovimin e tij dhe për të ardhmen, pasi doli i treti në garën e parë të sezonit, Çmimin e Madh të Katarit.

“Unë nuk duhet ti tregoj asnjërit se jam shumë i vjetër. Për t’i treguar vetes sime që mund të qëndroj në majë, them se kjo është rruga e duhur”, tha piloti italian.

“Nga pikëpamja fizike do të jetë mjaft impenjuese për të garuar edhe për dy vite të tjera.

Duhet që të stërvitem më shumë. Të ndihmon shumë kur në një ekip fantastik. Asnjë nuk do ta priste një karrierë të tillë në 1996. Isha një çunak dhe nuk u mendova shumë. Ndërkohë që kur firmosa kontratën e parafundit dy vite më parë, mendova që ndoshta kjo ishte hera e fundit. Menjëherë, një lloj trishtimi më pushtoi”, tha ai. Rossi shpjegoi se si shkuan punët me skuadrën  japoneze.

“Yamaha më tha në nëntor, që të merrja të gjithë kohën që doja. Mund të përgjigjesha menjëherë që ‘po’. Por mendova që nëse gjithçka dot ë shkonte mirë gjatë dimrit dot ë doja të vazhdoja realisht. Kur bëhet fjalë për vendosmëri, jam në lartësinë e të tjerëve, Megjithatë  Moto Gp kërkon më shumë ën ditët e sotme. Niveli ka pasur një rritje të madhe, Këtë vit, kampionati ka për të qenë edhe më i ekuilibruar. Janë të paktën 10 drejtues motorësh që mund ta fitojnë kampionatin në letër”, u shpreh piloti i Yamaha-s.

Related posts

Lorenzo dhe Dovizioso, e ardhmja te Ducati vendoset muajt e ardhshëm

Q.Autor

Rossi lëshon alarmin: Situatë kritike, nuk arrijmë dot të rivalizojmë

Sadik.Autor

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment