Basketball

Tirana fitore dramatike ndaj Teutës, Kamza Bask

Java e 14-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka dhuruar mjaft surpriza në fushë, me Tiranën që fitoi 79-77 ndaj Teutës në Durrës në një ndeshje dramatike, ku përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipet më të mira në kampionat. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, me durrsakët që kërkuan të ndalnin për herë të parë këtë sezon bardheblutë, por pa sukses. Tirana ishte në përgjithësi në avantazh, por asnjëherë pa u shkëputur ndjeshëm, ndaj dhe Teuta tentoi deri në fund të fitonte dhe iu afrua asaj. Loja ishte me luhatje nga të dyja ekipet e shpesh niveli la për të dëshiruar, por jo emocione. Në momentet vendimtare vendasit gabuan dhe u iku suksesi nga duart, ndërsa Tirana arriti të marrë një fitore të rëndësishme, duke shkuar në +3 pikë në renditje.

Jashtë fushe fiton edhe Kamza Basket, që mundi 71-61 në Shkodër skuadrën e Vllaznisë, që po humbet ndjeshëm shkëlqim nga java në javë. Miqtë nga Kamza patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, duke përballuar me sukses sulmet e skuadrës shkodrane për të fituar. Tashmë ekipi kamzali synon vendin e katërt dhe të fundit që të çon në play off. Ndeshja Partizani-Barleti Eagles nuk u zhvillua (në “Asllan Rusi”), pasi ekipi i Eagles është “përjashtuar përkohësisht” nga FSHB-ja, për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura ende të papaguara. Kjo ndeshje u fitua 20-0 nga skuadra e Partizanit, që tashmë synon të kapë vendin e dytë në renditje (ky është suksesi i dytë sezonal me këto shifra për ekipin e kuq).

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 14-të (10 mars)

Partizani – Barleti Eagles, 20-0

Teuta – Tirana, 77-79

Vllaznia – Kamza Basket, 61-71

Renditja: Tirana 26 pikë (13/1), Teuta 23 pikë (9/5), Partizani 23 pikë (9/5), Vllaznia 20 pikë (6/8), Kamza Basket 19 pikë (5/9), Barleti Eagles 13 pikë (0/14).

Related posts

DËGJOHET ZHURMA E…/ Kamerat e sigurisë së një shtëpie kapin sekondat e fundit të aksidentit fatal të Bryant (VIDEO)

F.autor

BASKETBOLL VENDI/ Vllaznia mposht kampionët e Goga Basket, Teuta “kampione e dimrit”

Delo.autor

NBA/ LeBron e Giannis bëjnë liderin, fitore edhe për Phoenix e Brooklyn

Delo.autor

Leave a Comment