Formula 1

Valtteri Bottas: Ky do të jetë viti im, i kam mundësitë për t’u shpallur kampion

Piloti finlandez Valtteri Bottas mendon se viti 2018 do ta shohë si protagonist dhe mendon se ky mund të jetë sezoni i duhur për t’u shpallur kampion bote. Për Bottas ky do të jetë sezoni i dytë te makina Mercedes dhe pas 3 fitoreve të arritura vitin e kaluar, ai shpreson të arrijë diçka më shumë.

Finlandezi ka dhënë kohë të mira gjatë testeve dimërore në pistën e Montmelo, duke qenë edhe më i shpejtë se kolegu i tij Lewis Hamilton. “Unë mendoj se i kam të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion. Kam 5 sezone në Formula 1, ky është viti i dytë te Mercedes dje vjet fitova disa gara, ndaj e di se si mund t’ia dal mbanë”, tha Bottas.

Piloti finlandez Valtteri Bottas

Bottas mendon se tashmë është adaptuar me ndryshimet e makinës Mercedes. “Këtë vit do të përqendrohem më shumë te performanca në pistë, pasi vjet në shumë gara përpiqesha të mësoja ndryshimet që kishet makina.

Testet dimërore ishin të mira dhe u ndjeva komod të makina e re, ajo ishte e balancuar mirë dhe arrita të improvizja në disa moment, duke patur rezultat. Tashmë nuk jam më një debutues te makina Mercedes dhe skuadra pret diçka më shumë nga unë, ndaj shpresoj të bëj hapin e madh dhe të dueloj për titull. Vazhdueshmëria është çelësi i suksesit për të arritur te titulli kampion bote”, u shpreh Valtteri Bottas.

Related posts

Michael Latifi bëhet aksioner i gjigantit të automobilizmit

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton i përulet Verstappen: Përgëzoj Max për titullin kampion dhe skuadrën e tij

Delo.autor

Hamilton jep alarmin: Nëse vijojmë kështu s’konkurrojmë ndaj Ferrarit

Sadik.Autor

Leave a Comment