Formula 1

F1 “BOTËRORI 2019″/ Prezantohet makina “binjake” e Red Bull, ja surprizat e reja (FOTO+VIDEO)

Pas Haas, makina e dytë e Formula 1 që ka ngritur sot siparin dhe ka zbuluar njëvendëshen e saj për Botërorin 2019 është Toro Rosso. Skuderia nga Faenza, makina satelit e Red Bull, ka bërë prezantimin e saj përmes internetit.

Një makinë thuajse e tëra në ngjyrën blu, gërshetuar me të bardhë dhe disa shirita të kuq. Makina e re Toro Rosso quhet STR14 dhe këtë vit do të përdorë motorin Honda, ashtu ikurse edhe ajo Red Bull. Ndryshimet e reja aerodinamike ishin të dukshme në të gjitha pjesët e makinës.

Një vit më parë, makinat Toro Rosso u klasifikua në vendin e 9-të, një dështim, ndaj këtë sezon synohet një paraqitje më e mirë. Pilotët e saj për sezonin 2019 të Formula 1 janë rusi Daniil Kvyat, që rikthehet në pistë pas dy sezonesh pushim si dhe anglo-tajlandezi Alexander Albon.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ja arsyeja përse Ferrari vuan shumë në pistë

Delo.autor

FORMULA 1/ Edhe Portugalia në dyshim, gati ndryshimi i radhës i kalendarit të garave për Botërorin 2021

Delo.autor

FORMULA 1/ Versttapen: Në sytë e Lewis pashë respekt, do të ishte mëkat nëse…

Delo.autor

Leave a Comment