Futboll

Çmenduri për kombëtaren e Egjiptit, çfarë sakrifice nga ky tifoz

Pas rreth 5000 km (3000 milje) dhe 65 ditë rrugë, Nufal shpreson që të arrijë në Moskë për të parë Egjiptin pas 28 vitesh në Kupën e Botës. 24-vjeçari ka planifikuar të kalojë në Jordani, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë. Ndërsa në Siri do të detyrohet të hipë në avion për shkak të luftës civile aty ndërsa në Irak nuk do të kalojë për arsye sigurie.

Para nisjes, Nufali është pajisur me mjetet e duhura që i duhen për këtë udhëtim të gjatë. Ai ka marrë me vete; një telefon shtesë, bateri dhe çadra kampingu. Përveç tendës së tij, Nufali do të mundohet të qëndrojë në hostele, e po ashtu do të shpresojë tek mirësia e të huajve për një krevat gjatë natës.

“Më shumë ka të bëjë me rrugën se sa mbërritjen. Nëse do të ishte vetëm për Kupën e Botës, do të merrja një aeroplan. Por kështu është një shans i madh për mua të shoh gjëra të reja”.

Një grup çiklistësh dhe shokësh e shoqëruan tifozin ndërsa filloi udhëtimin ditën e djeshme (të shtunën) ndërsa shpreson që gjatë rrugës t’i ofrojnë ndihmë edhe të tjerë.

Kombëtarja e Egjiptit do të garojë në Botëror për herë të parë që nga viti 1990-të. Ndeshjen e parë do t’a luajnë ndaj Uruguait më 15 qershor ndërsa të dytën ndaj vendasve, Rusisë më 19. Lojtari i tyre kryesor është ylli i Liverpool, Mohamed Salah që po bën një sezon të shkëlqyer në Angli, ku ka kontribuar në shumicën e fitoreve të skuadrës së tij.

Salah ishte protagonisti kryesor që i dhuroi përfaqësues së tij biletën për në këtë Botëror.

Related posts

XHELOZ PËR BALOTELLIN/ 30-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe rrezikon dënimin me 13 vite burg

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Vendos Gabbiadini, Southampton siguron mbijetesën

Sadik.Autor

FRIKA NGA COVID-19/ kombëtarja italiane U-21 gjen zgjidhjen e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment