Basketball

Gregg Popovich publikon listën me 35 kandidatët e kombëtares amerikane

Gregg Popovich, trajneri i kombëtares amerikane të basketbollit për meshkuj, ka bërë publike sot listën me 35 kandidatë që do të marrin pjesë në fazën seleksionuese në verën e këtij viti, pas përfundimit të ndeshjeve të NBA-së. Kombëtarja amerikane do të luajë në fazën kualifikuese të Botërorit 2019, ndërkohë që në verën e këtij viti do të luajë edhe ndeshjet e para zyrtare. Trajneri i ekipit të San Antonio Spurs ka përzgjedhur 35 basketbollistë, nga të cilët më pas do të përcaktojë edhe listën me 12 lojtarë, me të cilë do të shkojë në Botëror.

Eventi i parë ndërkombëtar për Popovich do të jetë Botërori 2019 që do të zhvillohet në Kinë, ndërsa një vit më vonë do të drejtojë kombëtaren amerikane në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në të dyja këto aktivitete, amerika është kampione në fuqi. Natyrisht që në listën e kombëtares më të famshmke të botës janë të gjithë yjet e NBA-së, që e bëjnë Amerikën edhe favorite kryesore për të triumfuar sërish në eventet e ardhshme ndërkombëtare.

Ja lista e kombëtares amerikane, 35 kandidatët

Harrison Barnes (Dallas Mavericks); Bradley Beal(Washington Wizards); Devin Booker (Phoenix Suns); Jimmy Butler (Minnesota Timberwolves); Mike Conley Jr. (Memphis Grizzlies); DeMarcus Cousins (New Orleans Pelicans); Stephen Curry (Golden State Warriors); Anthony Davis (New Orleans Pelicans); DeMar DeRozan (Toronto Raptors); Andre Drummond (Detroit Pistons); Kevin Durant (Golden State Warriors); Paul George (Oklahoma City Thunder); Eric Gordon (Houston Rockets); Draymond Green (Golden State Warriors); Blake Griffin(Detroit Pistons); James Harden (Houston Rockets); Tobias Harris (Los Angeles Clippers); Gordon Hayward (Boston Celtics); Kyrie Irving (Boston Celtics); LeBron James (Cleveland Cavaliers); DeAndre Jordan (Los Angeles Clippers); Kawhi Leonard (San Antonio Spurs); Damian Lillard (Portland Trail Blazers); Kevin Love (Cleveland Cavaliers); Kyle Lowry (Toronto Raptors); CJ McCollum (Portland Trail Blazers); Khris Middleton (Milwaukee Bucks); Victor Oladipo (Indiana Pacers); Chris Paul (Houston Rockets); Isaiah Thomas (Los Angeles Lakers); Klay Thompson (Golden State Warriors); Myles Turner(Indiana Pacers); Kemba Walker (Charlotte Hornets); John Wall (Washington Wizards); and Russell Westbrook (Oklahoma City Thunder).

Related posts

NBA/ Clippers triumfojnë derbin e Los Anxhelosit, Toronto e Spurs pësojnë humbje

Delo.autor

CEREMONIA PËRKUJTIMORE NË NDERIM TË KOBE BRYANT/ Vanessa: Jetoni të qetë në Parajsë dhe argëtohuni (VIDEO)

Delo.autor

Kontrata, shifra e frikshme që fiton në një sekondë LeBron James

Isa.Autor

Leave a Comment