Futboll

Milan në hall, ylli gjerman rinovon kontratën me Bayer Leverkusen

Shuhen shpresat e Milanit dhe Liverpool-it për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Bayer Leverkusen, Julian Brandt, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Bundesliga. Anësori i Gjermanisë ka nënshkruar një zgjatje dyvjeçare të kontratës me Bayer Leverkusen deri në vitin 2021.

21-vjeçari, që po lufton për një vend në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës, vendosi të qëndrojë pavarësisht interesit nga disa prej ekipeve më të mira të Evropës.

Ai ka shënuar gjashtë herë në kampionat deri më tani dhe ka siguruar katër asiste këtë sezon, ndërsa ka regjistruar 24 gola në 126 ndeshje në Bundesliga, që nga bashkimi me Leverkusen në mes të sezonit 2013-2014.

Drejtuesit e Milanit e kanë monitoruar disa herë gjermanin këtë sezon dhe në merkaton e verës pritej të bënin një ofertë zyrtare për të, por tani situata ka ndryshuar. “Unë shoh, se diçka me të vërtetë e madhe po rritet këtu.

Rinovimet e fundit të Jonathan Tah dhe Lars Bender (të dy pjesë e kombëtares së Gjermanisë) e kanë treguar këtë. Ne duam të fitojmë tituj”, tha Brandt, i cili ka grumbullar 14 ndeshje për kombëtaren gjermane. Edhe trajneri i Bayer Leverkusen, Michael Schade, komentoi zgjatjen e kontratës së 21-vjeçarit: “Julian është një nga lojtarët më të kërkuar dhe ai ka nënshkruar një kontratë të re me ne. Është e rëndësishme për të gjithë”, tha ai.

Related posts

Kapitullon Panamaja, Anglia shënon dhe të katërtin

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG-së gati 75 milionë euro për yllin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

Leave a Comment