Formula 1

Vettel i lumtur, por e di se rruga është e gjatë

Sebastian Vettel ka djersitur në fitoren e tij të 49-të në ditën që shënon GP e 200 në karrierën e tij. Një sukses që do të mbahet mend gjatë. “Mercedes ishin shumë të fortë në fund, pasi ishin fokusuar tek gomat e mesme. Gomat e mia mjaftuan për ta përfunduar garën, dhe për fatin tim të mirë xhirot përfunduan dhe fitova unë. Që nga viti 1982, ai që fitonte dy garat e para, fitonte edhe botërorin. Unë nuk besoj në këto gjëra, por të fitosh dy garat e para, sigurisht që është një ndjesi e mirë, “deklaroi ai.

“Sapo dola nga box-et unë e dija se kisha një diferencë të mirë, por strategjia e tyre doli të ishte më e mira, ne mund të fitonim, por në fund rrezikuam të përfundonim të tretët,” shtoi ai.

Valtteri Bottas, i cili shpresonte tek fitorja, mbeti i zhgënjyer. “Të përfundosh  i dyti me një diferencë kaq të vogël është shumë zhgënjyese, herën tjetër do të përpiqem të triumfoj… komentoi finlandezi.

Nga ana tjetër Lewis Hamilton mundohet ta shohë gotën gjysëm plot. “Unë jam i lumtur, kam filluar nga vendi i nëntë, nuk është aspak keq, kemi kufizuar dëmet. Dua të përgëzoj Sebastian dhe Valtteri, ata bënë një punë të shkëlqyer këtë fundjavë. Gara ime? Nuk e dija saktësisht se çfarë të bëja, të shtyja ose të provoja të ruaja gomat, ishte stresues fakti që nuk isha në gjendje të merrja informacion nëpërmjet radios “.

Related posts

U SHTRUA NË SPITAL ME KORONAVIRUS/ Ish-bosi i Formula 1 në gjëndje të rëndë shëndetësore

Delo.autor

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Verstappen: Ja çfarë më duhet që të mos dështojmë

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Sainz: Ferrari njësoj si Real Madrid, së shpejti nis ciklin e ri fitues

Delo.autor

Leave a Comment