Futboll Seria A

Zbulohet pse Mourinho nuk dëshiron që Juventusi të shesë Dybala

Mesfushori Sergej Milinkoviç-Saviç ka qenë një ndër lojtarët më të shquar në Serie A, pas performancave fantastike në dy sezonet e fundit me Lazio, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha, përfshirë Manchester United dhe Juventusin.

Në fakt, sipas “Sportmediaset”, ëndrra e “Zonjës së Vjetër” për të nënshkruar me Milinkoviç-Saviç këtë verë, mund të ndodhë vetëm me një kusht. Paolo Dybala do të duhet të largohet nga drejtuesit e bardhezinjve për të bërë të mundur afrimin e mesfushorit serb, pasi 23-vjeçari sigurisht nuk do të vijë falas në “Juventus Stadium”. Vetëm duke shitur yllin argjentinas, bardhezinjtë do të fillojë të ndjekin ëndrrën e tyre, edhe pse ata do të përballen me një konkurrencë të fortë për të siguruar shërbimet e tij.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka treguar të jetë një konkurrent i fortë në garën për mesfushorin dhe drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, ka zbuluar çmimin e Milinkoviç-Saviç. “A është i drejtë çmimi 80-90 milionë euro për të? Po, edhe më shumë.

Ka patur oferta në këtë vlerë verën e kaluar dhe ne nuk i kemi konsideruar ato”, i tha ish-futbollisti i kombëtares shqiptare “Sportitalia”. Milinkoviç-Saviç po kalon një moment mjaft të mirë në Serie A dhe Lazio e tij lufton për një vend në Champions League, ndërsa ka hedhur një hap të madh drejt gjysmëfinales në Europa League pas suksesit ndaj Salzburg. Sipas raporteve të fundit edhe drejtuesit e Paris SG kanë treguar interes ndaj 23-vjeçarit dhe në merkaton e verës do të bëjnë gjithçka për të nënshkruar me të.

Related posts

Messi nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj Sevillas

Sadik.Autor

YLLI ARGJENTINAS MERR VENDIMIN/ Aguero e ka ndarë mendjen, nisin zyrtarisht kontaktet dhe transferimi falas…

Delo.autor

SULMON ASHPËR MESFUSHORIN KROOS/ Ish-Presidenti i Bayern: Nuk ka vend në këtë futboll, ka mbaruar

Delo.autor

Leave a Comment