Futboll Sport

RUSI 2018/ Pesë gjërat që do i shihni për të herë të parë në Botëror

Botërori “Rusi 2018” nis së shpejti dhe në të janë disa gjëra që do vihen re për herë të parë. FIFA ka miratuar përdorimin e sistemit VAR, gjë që ndodh për herë të parë në një kompeticion të tillë ndërkombëtar. Brohoritja e Vikingëve gjithashtu do të përjetohet për të herë të parë, madje në Botërorin që do të ndiqet më shumë se asnjëherë tjetër në të shkuarën. Për herë të parë macja Achilles do të mund të parashikojë ndeshjet e Botërorit, ndërkohë që ka edhe një të veçantë tjetër: CR7 luan për herë të fundit në Botëror.

SISTEMI VAR – Për herë të parë në një Botëror, arbitrat do të kenë ndihmë robotike për të vendosur për disa nga episodet më të rëndësishme përgjatë “Rusi 2018”. Sistemi Video Assistted Referee është dizenjuar për të eliminuar gabimet njerëzore, siç ndodh në rastet e penalltive, apo për pozicionet jashtë loje. Gjithsesi gabimet nuk kanë gabuar edhe pas kësaj. në Itali ka pasur shpesh debate për VAR-in, ndërkohë që në Bundesliga është akorduar penallti gjatë pushimit të pjesës së parë, pasi ekipi kundërshtar e kishte lënë fushën. Në Belgjikë një ndeshje është vonuar për 15 minuta, për shkak të një problemi të programit të VAR. Në një kompeticion me ku steka është e lartë, si në Kupën e Botës, një vendim i gabuar mund të vendosë se kush mund të shkojë në raundin tjetër dhe kush bën gati valixhet për të ikur nga Rusia.

BROHORITJA DRITHËRUESE E VIKINGËVE – Në Islandë është bërë një punë mjaft e mirë me futbollin dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Edhe pse një vend me vetëm 330 mijë banorë, tashmë ka nisur të shkruhet një tjetër histori dhe në “Francë 2016” ishin të gjithë dëshmitarë të kësaj. Përmbysja që i bënë Anglisë erdhi si pasojë e këmbënguljes së tyre, shpirtit të lartë të garës, por edhe prej aftësive të të Gylvi Sigurdsson. Por duhen vlerësuar edhe tifozët e tyre, që i kthyen stadiumet në një arenë me brohoritjen drithëruese të Vikingëve. Pas Francës, tani është Rusia që do jetë skena e tyre.

SHANSI I FUNDIT I RONALDOS – Cristiano Ronaldo do të jetë në Botëror me Portugalinë e tij këtë verë. Lojtari i Real Madrid, në Botërorin tjetër, atë të vitit 2022, do të jetë 37 vjeç, ndaj duhet që të gjithë të përgatiten për Botërorin e tij të fundit. Ky do të jetë turneu i fundit ndërkombëtar në të cilin ai do të ketë mundësinë të rivalizojë me Messi-n. Argjentinasi, që është tre vite më i vogël, ndoshta mund ta luajë edhe një Botëror tjetër. Të dy kanë fituar gjithçka në karrierën e tyre me klubet, por ende nuk kanë arritur të shtojnë në dhomën e trofeve Kupën e Botës. Sikurse thuhet zakonisht, për të fituar statutin e lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave, duhet fituar edhe Kupa Botës. Diego Armando Maradona është shembulli: në 1986 udhëhoqi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Meksikë. Ky mund të jetë shansi i fundit për Ronaldon, por ndoshta edhe për Messi-n, ndaj edhe karikimi i tyre do të jetë krejtësisht tjetër. CR7 ka fituar me Portugalinë Europianin e fundit.

MË SHUMË NDJEKËS SË KURRË MË PARË – Nga 14 qershori deri më 15 korrik sytë e gjithë botës do të jenë në Rusi, madje më shumë se kurrë. Parashikohet se do të transmetohet rreth 100000 orë filmime gjatë gjithë turneut dhe do të ndiqen nga një audiencë që do ta kalojë shifrën e 3 miliard njerëzve. Një miliard pritet që të ndjekin vetëm finalen e Kupës së Botës. Një mundësi e madhe edhe për bizneset, që mund të fitojnë financiarisht nga numri i madh i tifozëve që do të zbarkojnë në Rusi.

ACHILLES, MACJA FALLXHORE – Oktapodi Paul e kreu misionin e vet të parashikemeve, ndërkohë që tanimë radhën e ka macja Achilles. Ajo do tentojë të parashikoje rezultatet e ndeshjeve në Botëror, duke zgjedhur midis dy kupave me ushqim, ku në secilën prej tyre do të jenë flamujt e ekipeve që përballen mes tyre. Achilles parashikoi 75% të ndeshjeve saktë në Kupën e Konfederatave vitin e shkuar. Tanimë do të provojë shanset e saj në “Rusi 2018”.

Related posts

SKANDAL/ Patenta e skaduar dhe refuzimi i testit të alkoolit, “Perandori” Adriano në telashe

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Mourinho: Kam nevojë të shoh pamjet video, më duhen disa orë që të…

Delo.autor

James Rodriguez: Jam i lumtur te Bayerni, dua të qëndroj gjatë

Sadik.Autor

Leave a Comment