Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Gattuso: Nëse nuk ndryshon, do t’ia thyej dhëmbët…

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, është nga ata që i bie shkurt. Mjafton të pyesësh Hachim Mastour, ish-talenti i Milan, që duket se ka humbur rrugën pas disa huazimeve të pakënaqshme.

Mastour konsiderohet një fenomen i mundshëm, por është zhdukur nga radarët në momentin e kthimit te kuqezinjtë. Marokeni është bërë i famshëm kryesisht për videot që publikonte në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej duke dhuruar spektakël me topin.

Gattuso ka qenë i qartë në këtë aspekt: “Po bën më pak video, apo jo? Përgjigjun, keni parë më pak video të tijat? E kam kërcënuar se do t’i thyeja dhëmbët. Është bërë i famshëm për videot dhe jo prej futbollit”, ka thënë trajneri kuqezi.

“Është për të ardhur keq, kishim vendosur ta aktivizonim me ekipin dytë. Është një profesionit i madh, një djalë me të cilin mund të flitet. Është stërvitur mirë, duke dhënë gjithçka. Nëse e njeh, nuk është edhe aq keq”.

“Gjithsesi, nuk është 50 vjeç, ka cilësi. Duhet të mësojë nga gabimet e bëra, i mungon ritmi i ndeshjeve. Kam vënë re se ka bërë disa ndryshime dhe kjo është rruga që duhet të ndjekë”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

Andres Iniesta prezantohet në Japoni te Vissel Kobe

Sadik.Autor

Khedira larg Juventusit, mendon transferimin në MLS

Q.Autor

E DHIMBSHME/ TRONDITET BOTA, ndahet nga JETA zyrtari madhor i sportit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment