Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Verstappen: Mes meje dhe Ricciardo asnjë hatërmbetje pas aksidentit

Mes dy pilotëve të Red Bull, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, nuk ka asnjë mosmarrëveshje. Dy pilotët që u përplasën mes tyre në garën e fundit të zhvilluar në Azerbajxhan, 11 xhiro nga fundi, duke mos marrë asnjë pikë, kanë folur për këtë incident, duke thënë se marrëdhënia mes tyre është njësoj si më parë. “Sigurisht që kemi folur për këtë përplasje. Unë dhe Daniel jemi mirë dhe e kuptojmë gabimin që kemi bërë”, tha Max Verstappen.

“Të dy kemi kërkuar ndjesë, por këtë gjë do ta bëjmë edhe para punonjësve tanë. Duhet të mbajmë një qëndrim pozitiv për të ardhmen, pasi Botërori është ende i gjatë. Kemi ende mundësi për të bërë mirë këtë sezon dhe të arrijmë aty ku dëshirojmë. Në Barcelonë shpresojmë të arrijmë një rezultat të mirë, kemi disa të reja që duhet t’i provojmë. Tashmë është koha për të parë ëprpara dhe urojmë që të tilla incidente të mos përsëriten më”, tha Verstappen.

Related posts

BEFASON Pogba: Unë jam gati italian…, më shumë se Balotelli!

Isa.Autor

“DYBALA NUK AKTIVIZOHET SE NUK ËSHTË NË…”/ Legjenda Del Piero: Pirlo duhet të mendojë si Capello

Delo.autor

PLAS TE MILANI/ Bakayoko nuk pranon të futet në fushë. Shihni si e shan Gattuson

Delo.autor

Leave a Comment