Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Tradita e Red Bull, pilotët Verstappen e Ricciardo gara me rulota

Dy pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, kanë qenë sot protagonistë të një gare me rulotë që kanë zhvilluar në pistën e Zandvoort (Holandë), për të promovuar garën e Çmimit të Madh të Austrisë.

Duket se pilotët e makinës austriake po ia kalojnë mirë mes tyre dhe se tensioni i krijuar pas aksidentit të garës së Azerbajxhanit tashmë është harruar. “U argëtuam, shkatërruam makinat, por ruajtëm dinjitetin tonë”, tha Ricciardo.

Ata kanë garuar me shpejtësi, duke i patur dy rulotët si rimorkio, ndërkohë që pilotonin nga një makinë Aston Martin. Rulotët janë rrokullisur gjatë garës, duke u shkatërrura plotësisht, një garë kjo që dy pilotët e kanë zhvilluar edhe një vit më parë, duke u argëtuar jashtë mase.

Verstappen dhe Ricciardo kanë zhvilluar vetëm nga një xhiro të plotë, duke kënaqur edhe fansat e shumtë, ndërsa në xhiron e dytë janë tërhequr, duke çuar në finish vetë makinat, por jo rulotët.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas 15 minutash lojë, ylli Chiesa ndëshkon Bullgarinë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Arsenal mposht me përmbysje Leicester dhe ngjitet në vendin e nëntë

Delo.autor

Nderuan shqiptarët/ Ja kujt ia dedikon triumfin futbollisti i SKËNDERBEUT

Isa.Autor

Leave a Comment