Futboll

Igli Tare: Ndeshjet e kampionatit shqiptar janë të vendosura në tavolina për interesa personale apo politike

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare,  ka dhene opinonin e tij ne lidhje me kampionatin shqiptar.

Ne nje pronincim te dhene per RTSH, Tare ka theksuar qarte se kampionati shqiptar vendoset ne tavolina per interesa te ngushta 2-3 muaj para fundit, ndaj nuk ia vlen t shkohet n stadiume.

Tare ka folur dhe per mesfushorin Kristal Abazaj si dhe bashkepunimin me klubet shqiptare.

Mund të them se të tilla caktime rezultatesh ekzistojnë. 2-3 muajt e fundit nuk ia vlen të shkosh në stadium sepse gjithçka vendoset nga interesat personale, politike etj. Kjo është fatkeqësia që mua më largon nga futbolli shqiptar, pasi kur vazhdohet me këtë mentalitet, do kemi vështirësi për të ecur më lart.

Kolegu im tek Anderlehti, që e njoh nga eksperienca që kam pasur me të në punë, më ka kërkuar një këshillë për Abazajn, i thashë fjalë shumë të mira për të. Abazaj ka karakteristika për të luajtur edhe në Itali, por edhe në Angli, sipas idesë që kam krijuar unë.

Të jem i sinqertë, Italia dhe Shqipëria janë dy botë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Është e vështirë sepse ne shqiptarët kemi idenë që gjithmonë jemi të zgjuar se tjetri, dhe kjo të lë vështirësinë në bashkëpunime. Vetëm një eksperiencë kam pasur me Flamurtarin me Tunkarën, dhe ishte diçka e thjeshtë për t’u marrë vesh”, u shpreh Tare.

Related posts

Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

Sadik.Autor

HEZITOI TË FESTOJË ME PËRSHËNDETJEN USHTARAKE/ Demiral “shpërthen” ndaj lojtarit të Milan… (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ Ecuria e PARTIZANIT të SKËNDER GEGËS, ndër më të mirat në Ballkan

Isa.Autor

Leave a Comment