Futboll Premier League Sport

Mesfushori i Brazilit zbulon: Më kërkojnë City dhe United…

Mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred, tha se të dy klubet e Manchester, City dhe United, kanë të interesuar për të marrë shërbimet e tij. United duket favorit, sipas asaj që ka shkruar shtypi britanik, ndërsa City ofroi 50 milionë euro në merkaton e janarit, por Shakhtar i refuzoi.

“Ishte një mundësi për të kaluar te City në fillim të vitit. Drejtuesit e dy klubeve folën bashkë dhe i pranishëm ishte edhe menaxheri im, por marrëveshja nuk u arrit, ndërsa tani jam në dijeni të një interesimi të United,” – tha 25-vjeçari nga Brazili.

Fred do të jetë në kombëtaren e Brazilit në “Rusi 2018” dhe duket se pas veprimtarisë do të mësohet se te cila skuadër e Premier League do të vazhdojë karrierën. “Personalisht jam i interesuar vetëm për të bërë një punë të mirë në Botëror, sepse nuk ka gjë më të rëndësishme se të luash për kombin. Më kërkojnë dy ekipet e Manchester, por e kam lënë gjithçka në dorë të menaxherit tim. Për mua është një nder që më duan në Premier League.”

Related posts

SHPËRTHEN AGOLLI: Kombëtarja po kalon një ngërç, ju tregoj sjelljen jo normale të…

Isa.Autor

AKSIDENT në Formula 1, piloti PËRPLASET me murin dhe lë garën

Sadik.Autor

Barcelona thellon rezultatin ndaj Deportivos, shkëlqen Suarez (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment